Me fitore e ka nisur Ligen “Gjergj Kastrioti” edhe Vllaznia e volejbollit te meshkujve. Ajo ka luajtur pasditen e sotme ne Kosove ndaj ekipit vendas dhe ka fituar ndaj tij me rezultatin e paster 3-0.

Djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja kane zhvilluar nje ndeshje shume te mire te cilen e kane dominuar nga fillimi e deri ne fund. Si rrjedhoje e kane nisur kete kompeticion me nje trepikesh me shume vlere per vazhdimesine.

Seti i pare i ndeshjes ka patur shume rivalitet dhe skuadrat kane kaluar here njera dhe here tjetra ne avantazh por ne fund ka qene Vllaznia e cila u tregua me e sakte dhe si rrjedhoje arriti te fitonte ne shifrat 25-23.

Fitorja e ketij seti ndikoi per mire tek ekipi shkodran qe ne setin e dyte e pati me te lehte duke arritur ta fitonte ate me rezultat me te thelle, 25-16. Kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te mbyllej shpejt por nuk do te ndodhte keshtu.

I treti ne fakt ka qene me i veshtire dhe eshte dashur shtesa per t’i dhene suksesin Vllaznise. Ajo e ka fituar ate ne shifrat 28-26 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0. Ekipi shkodran kesisoj i ben nje nisje shume te mire ketij kompeticioni.

Kujtojme qe Vllaznia ndodhet ne grupin B te Liges “Gjergj Kastrioti” sebashku edhe me Ferizajn dhe Partizanin dhe kuptohet qe do te luftoje fort deri ne fund per te siguruar njerin nga dy vendet e para qe do ta kualifikonte per ne gjysmefinale./SHKODRA-SPORT.COM/