Vllaznia e volejbollit te meshkujve e ka nisur me fitore serine e ndeshjeve te turit kualifikuese te Kupes se Shqiperise. Mbremjen e sotme ajo ka mundur 3-1 brenda ne Tirane ekipin e Partizanit.

Duhet thene se takimi ka filluar me mire per te kuqte te cilet kane fituar setin e pare me rezultatin 29-27, ndonese konkurrenca deri ne fund eshte e madhe.

E njejta situate edhe ne te dytin por kete here eshte Vllaznia do te fitoje 28-26 dhe ne kete menyre do te barazohet numri i seteve, çka le te hapur gjithçka per vazhdimesine.

Megjithate ne dy setet e fundit, jane shkodranet e drejtuar nga trajneri Ermal Kraja, ata qe dominojne ne fushe dhe per rrjedhoje, fillimisht fitojne 25-20 setin e trete dhe kjo u jep zemer atyre per te fituar edhe te katertin 25-19 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Me kete fitore ndaj nje rivali direkt, padyshim qe Vllaznia duket e sigurte drejt arritjes se objektivit te pare te saj, kalimit ne turin final te ketij kompeticioni. Megjithate ka edhe ndeshje te tjera per te luajtur dhe padyshim qe ekipi shkodran duhet te tregoje te njejten deshire per fitore edhe ne to ashtu siç beri sonte ndaj Partizanit.
www.shkodrasport.com