Vllaznia e futbollit te femrave eshte rikthyer tek fitorja serish pas barazimit te javes se kaluar ndaj Apolonise. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 10-0 ndaj Kinostudios.
Ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin “Zmijani” vajzat kuqeblu nuk e kane patur aspak te veshtire te fitojne ndaj ketij kundershtari. Rezultati eshte zhbllokuar qe ne minuten e 3-te me ane te sulmueses Lufo.
Me pas kane ardhur edhe golat e tjere te shenuar nga Gjini, Berisha, Curraj dhe Doçi dhe ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 5-0.
Ne pjesen e dyte Vllaznia do te shenonte edhe 5 gola te tjere qe mbajne firmen e Doçit (2), Franjes (2) dhe Borcit dhe ne kete i gjithe takimi do te mbyllej me fitoren e thelle 10-0.
Pas javes se gjashte te kampionatit, Vllaznia me 13 pikeve duke qene per momentin ne vendin e trete, pas Apolonise e Tiranes qe kane nga nje ndeshje me shume te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/