Nesër në Vlorë zhvillohet kupa “Pavarësia” në futboll për ekipet veterane të katër klubeve. Njëri ndër to është edhe ai i Vllaznisë së viteve ’80- ’90, përkrah ekipeve të Flamurtarit, Tiranës dhe Prishtinës. SIgurisht që do jetë një kënaqësi e madhe të shohësh duke luajtur futboll emra të mëdhenj të historisë së këtyre klubeve. Nga Shkodra, Vllazninë do ta përfaqësojnë emra të mëdhenj të futbollit të saj në vite, duke filluar nga Astrit Hafizi, Ferid Borshi, Selman Gruda, Muharrem Shkreli, për të vazhduar me Hysen Zmijanin, Fatbardh Jerën, Hysen Dedjen, Kujtim Shabën, Avenir Danin, Alban Nogën e për të përfunduar me Ilir Dibrën, Entri Çakun, Alban Volumin etj.

Sigurisht që qëllimi i këtij ekipi në rradhë të parë do jetë për të respektuar festën vlonjate por në fund edhe për të fituar këtë kupë. Përballë tyre do jenë emra të shquar të futbollit vlonjat si Ruci, Çipi, Tafo, Gjondeda, Çipi etj, të futbollit tiranas si Kola, Muça, Omuri e me rradhë edhe ato të Prishtinës. Sot në Vlorë do jetë një festë e vërtetë futbolli. Kënaqësia për t’i parë në fushë edhe njëherë këta futbollistë të viteve ’80- ’90 do jetë e madhe dhe me siguri që shkodranët kanë për të na përfaqësuar denjësisht.
www.shkodrasport.com