Pasi plotësuan organikën duke rinovuar me lojtarët e sezonit të shkuar, afruan Enes Isufin si dhe Ardit Hoxhajn, apo dhe portierin nga Mali i Zi dhe dy brazilianët, në Shkodër duket se tashmë kanë menduar për miqësoret dhe fazën përgatitore.

Vllaznia në mesjavë do të luajë me skuadrën e Kastriotuit të Krujës, që u rikthye në elitë, ndërsa shkodranët kanë menduar edhe për një minifazë përgatitore në Korçë për afro dy javë, duke filluar nga mesjava që vjen.

Ndërkohë që trajneri Brdariç është duke i dhënë ngarkesa grupit, duket se drejtuesit kuqeblu janë të angazhuar edhe me merkaton, duke synuar që të afrojnë lojtarë cilësorë nga Kategoria e Parë dhe Superiorja./Vipsport/