Vllaznia fiton 3-1 ne miqesoren e sotme ndaj Laçit, ndeshje kjo e luajtur ne stadiumin e qytetit te Laçit. Takimi ka nisur me gol per kuqeblute ku ne minuten e 8-te, Dodaj pengohet ne menyre te parregullt ne menyre te zones dhe arbitri akordon nje 11-metersh, te cilin e kthen ne gol Balaj.
Laçi reagon, krijon disa raste shenime, por goli i barazimit do te vinte ne minuten e 42-te po me 11-metersh. Krymi prek nje top me dore brenda zones dhe arbitri tregon piken e bardhe. Melo eshte i sakte nga pika e bardhe dhe barazim 1-1, rezultat me te cilin do te mbyllej pjesa e pare.
Ne fillim te se dytes, pikerisht ne minuten e 55-te, Çoba me nje gjuajte te bukur brenda zones, e dergon topin ne trekendesh dhe kalon ne avantazh Vllaznine.
Tre minuta me vone, eshte Alivoda qe gjuan tokazi dhe dergon topin ne rrjete. Pas ketij momenti, rastet nuk do te mungonin, por nuk do te kishte gola te tjere. Perfundimisht 3-1 per Vllaznine. /SHKODRASPORT.COM/
FORMACIONET ZYRTARE:
Laçi: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Luis Silva, Lima, Syla, Qato, Myrtja, Barjamaj, Melo, Sobowale. Trajner Mirel josa
Vllaznia: Qarri, Smajli, Pusi, Stojanoviç, Mala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Dodoj, Çoba, Balaj. Trajner Qatip Osmani
Arbitra: K.Prenga, O.Loci, A. Laska (Laç)