Kampionia e Shqiperise ne futboll per femra- Vllaznia e Shkodres, ka marre sot nje tjeter fitore ne miqesoren e dyte te luajtur brenda pak diteve ndaj ekipeve kosovare.
Sot ajo eshte ndeshur me njerin prej ekipeve me te mira te ketij kampionati, pikerisht Hajvalise dhe vajzat kuqeblu kane fituar me rezultatin 1-0.
Ndeshja eshte luajtur ne Durres dhe eshte dominuar nga Vllaznia e cila golin e vetem te saj e ka shenuar me ane te futbollistes Rrezona Ramadani.
Ajo ka patur edhe shume raste te tjera shenimi, megjithate ka qene e pafat dhe eshte mjaftuar me kete gol per ta fituar ndeshjen miqesore ndaj Hajvalise.
Pak dite me pare, Vllaznia luajti edhe ndaj kampiones kosovare- Mitrovices dhe fitoi 2-0 me golat e Doçit dhe Gjinit./SHKODRA-SPORT.COM/