Sfida e javës së 16 mes Korabit dhe Tomorit në Kategorinë e Parë nuk do luhet as nesër. Dueli është shtyrë sërish, teksa stadiumi në Peshkopi është mbuluar nga rreshjet e borës. Duke parë këtë situatë, drejtuesit e FSHF kanë marrë vendimin që ndeshja të shtyhet për një tjetër datë.

E programuar për të shtunën në 22 janar 2022, sfida nuk u zhvilluar për shkak të borës, teksa pëson një tjetër spostim. Ende asnjë njoftim për datën e re. Të njëjtin fat për rishtyrje pritet të ketë edhe dueli mes Pogradecit dhe Butrintit.

Njoftimi:

Ndeshja Korabi – Tomori shtyhet për së dyti herë!

Ditën e nesërme ishte parashikuar të luhej ndeshja e prapambetur me ekipin e Tomorit. Por për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, ndeshja nuk do të luhet. Reshjet e dëborës siç mund të shihet edhe tek pamjet më poshtë, e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.