Transferimi i Dusan Vlahovic i ka tërbuar tifozët e Fiorentinës. Ultrasit madje kanë reaguar edhe me pankarta dhe nuk janë kursyer ndaj serbit.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë blerë fanellën e Vlahovic, i cili po shkëlqente me klubin Vjollcë dhe Juventusi e bleu për 81.6 milion euro.

Dyqanet rreth stadiumit “Artemio Franchi” kanë nxituar të japin ofertat e tyre, duke u propozuar tifozëve që për 20 euro të heqin emrin e Vlahovic nga fanellat e blera dhe të vendosin atë të Cabral, i cili u ble te Basel dhe do mbajë numrin 9 që kishte serbi.