Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka fituar ne ndeshjen e dyte ndaj Teutes dhe ka rihapur gjithçka ne luften drejt finales dhe titullit kampion. Sfida e dyte ndaj durrsakeve eshte luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres dhe eshte fituar nga basketbollistet kuqeblu me rezultatin

Ka qene nje takim i interpretuar ne menyren e duhur nga basketbollistet e Vllayznise te cilet e nisen ndeshjen shume mire dhe si rrjedhoje arriten ta mbyllin perioden e pare me rezultatin 23-18.

Ne te dyten ka njefare ekuilibri dhe si rrjedhoje durrsaket duke kerkuar te mos heqin dore kollaj nga pretendimet e tyre, e mbyllin ate ne shifrat 20-19 dhe ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 4 pikesh ne favor te Vllaznise.

Djemte e drejtuar nga trajneri Bekteshi e rriten edhe pak diferencen ne perioden e trete qe u mbyll 18-16 ne favorin e tyre, nderkohe qe ne te katert e kane kontrolluar lojen dhe shifrat 27-26 ne favor te Teutes nuk u prishen pune sepse ne fund jane ata qe fitojne 86-81. Ne kete menyre, rezultati i ndeshjeve gjysmefinale barazohet ne 1-1 dhe ndeshja e trete do te luhet ne Durres. Kujtojme qe ne finale shkon ekipi qe do te fitoje tre ndeshje.

Me i miri per Vllaznine ne kete takim ka qene basketbollisti Saab i cili ka shenuar plot 37 pike, ndersa te tjerat jane shenuar nga Tucker (19), Gjeçaj (16), Ozobuekwe (8), Wilkins (4) dhe Rakaj (2)./www.shkodrasport.com/