Partizani nuk gabon ndaj Tiranes dhe e ndjek “rrote me rrote” Vllaznine ne garen per vendin e dyte ne renditjen e kampionatit. “Derbi” kryeqytetas ka dhuruar shume emocione dhe fatet e tij jane vendosur vetem ne shtese, pas golit te dyte te shenuar nga Maguette qe i dha fitoren te kuqve me rezultatin 2-1.

Ndeshja eshte shoqeruar nga shume momente interesante. Te paret kane kaluar ne avantazh te kuqte me ane te Maguette pas nje gjuajtje nga jashte zone dhe topi i devijuar edhe nga njeri prej lojtareve bardheblu perfundoi ne rrjete.

Nderkohe ne fundin e pjeses se pare barazoi Abazaj per Tiranen ndersa ne fundin e ndeshjes Maguette me nje gjuajtje me te majten shenoi edhe golin e fitores per Partizanin. Te dyja skuadrat e kane mbyllur ndeshjen me nga 10 futbolliste sepse Jonuzi e Hadroj jane ndeshkuar me kartona te kuq nga arbitri Hamiti.

Pas javes se 33-te Partizani tashme ka 54 pike, nje me pak se Vllaznia e vendit te dyte, ndersa Tirana ka mbetur ne kuoten e 46 pikeve dhe renditet ne vendin e gjashte.


TIRANA-PARTIZANI 1-2

41′ Abazaj / 15′, 90’+3′ Maguette