Fitorja e sotme në Rrogozhinë dhe mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet për skuadrat e tjera ka bërë që java e 33-të të flasë për Vllazninë e cila është vetëm një hap larg sigurimit të zonës për “Final 4”.

Si rrjedhojë duke qenë plot 8 pikë larg Dinamos dhe Skënderbeut që ndajnë aktualisht vendet 4 dhe 5 në renditje, kuqebluve do t’u mjaftonte edhe barazimi për të siguruar një vend në katërshen që do të diskutojë titullin kampion pastaj në fund.

Megjithatë objektivi është padyshim fitorja dhe ruajtja e vendit të dytë në renditje, i cili siç dihet të favorizon disi për në gjysmëfinale. Por kalendari i saj është më i vështirë sesa ai i Partizanit që e ndjek me një pikë më pas.

Vllaznia do të ndeshet në tre javët e mbetura me Dinamon, Tiranën dhe Skënderbeun, ndërsa Partizani do të luajë ndaj Skënderbeut, Erzenit dhe Kukësit./www.shkodrasport.com/