Vllaznia fiton “in extremis” përballë Kukësit në “Loro Boriçi” në javën e dytë të Superiores, duke siguruar pikët e para në kampionat. Kuqeblutë, ashtu siç na kanë mësuar në sezonet e fundit e shënoi golin e fitores 2-1 në kohën shtesë me Herald Markun, që çoi në ekstazë tifozët e pranishëm në impiantin e Shkodrës.

Sida nisi mirë për ekipin e Josës, që goditi traversën me Latifin e më pas me Hoxhajn, për të ardhur me pas tek goli i shënuar nga Heriç në minutën e 27-të, që nuk i la shumë mundësi reagimi portierit Tafas.

Kukësi e rriti gradualisht lojën dhe në minutën e 56-të barazoi rezultatin me Zivkovic, që në tentativën e parë me kokë u ndal nga Zogovic, por më pas e shtyu me këmbë topin drejt rrjetës.

Sfida u bë më interesante në minutat e fundit, me shkodranët që e kërkuan me ngulm fitoren dhe e arritën në minutën e gjashtë shtesë falë finalizimit të saktë të Herlad Markut, ish-it të Partizanit, që bëri të shpërthente stoli dhe tifozëria vendëse.