Të shtunën do të luhet ndeshja Vllaznia- Veleçiku e vlefshme për javën e pestë të kampionatit të kategorisë së parë. Në Shkodër por edhe në Koplik e presin me interes.

Kuqeblutë duan fitoren e pestë rradhazi e cila do t’i shkëpuste nga rivalët e tyre në renditje. Ndërsa djemtë e trajnerit Besnik Duli do të luajnë për dinjitet.

Do kenë përballë Vllazninë, një emër të madh të futbollit shqiptar dhe për këtë arsye, futbollistët e Veleçikut do të tentojnë të japin më të mirën e tyre.

Natyrisht që atyre u duhet edhe marrja e pikëve sepse kanë një objektiv minimal, qëndrimin në kategori por kjo nuk do të jetë e lehtë për t’u arritur.

Gjithsesi shkodranët luajnë në fushën e tyre dhe për shumë arsye, fitoren e kanë detyrim.
© shkodrasport.com