Pas dy muajsh e gjysëm, tifozët shkodranë do të kenë mundësi të rikthehen sërish në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për të mbështetur Vllazninë. Drejtuesit e klubit kanë marrë inisiativën të paguajnë dëmshpërblimin financiar për të hequr pezullimin e mbetur prej katër ndeshjesh pas dënimit të dhënë kohë më parë nga Komisioni I Disiplinës prej 10 ndeshjesh.

Takimi I Kupës me Kastriotin ka qenë I gjashti që është luajtur pa tifozë dhe katër të mbeturit në këtë mënyrë janë konvertuar me pagesë sipas rregullores së vetë Federatës. Kjo natyrisht është bërë që tifozët të rikthehen në stadium dhe të përkrahin skuadrën në momentet e vështira që ajo po kalon. Madje, drejtuesit e klubit për ta bërë edhe më interesante atmosferën për ndeshjen ndaj Flamurtarit I kanë kërkuar Sektorit të Garave që ta ndryshojnë orarin e zhvillimit të saj. Kjo ndeshje ishte planifikuar për në orën 14.00 por pas insistimit të klubit Vllaznia, është rënë dakord që ajo të luhet në orën 17.00, pra nën dritat e projektorëve. Natyrisht ky orar mendohet të sjellë edhe më shumë tifozë në shkallët e stadiumit dhe në këtë mënyrë, ajo që pritet tashmë është edhe rikthimi i Vllaznisë tek fitorja.

 

© shkodrasport.com