Vllaznia futsall nuk ia ka dale te munde edhe Tiranen dhe te marre fitoren e trete rradhazi ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin 8-9 nga bardheblute ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Sfida ka patur shume rivalitet megjithate Tirana tashme kampione ka treguar vlera dhe e ka mbyllur pjesen e pare ne avantazh 5-2. Shkodranet nderkohe mundohen te reagojne ne pjesen e dyte dhe ia dalin.

Ata arrijne te ngushtojne rezultatin dhe te tentojne madje edhe ta barazojne, por ne fakt nuk ia kane dale sepse nuk kane patur me kohe ne dispozicion dhe gjithçka eshte mbyllur me fitoren e ngushte 9-8 te Tiranes.

Golat per ekipin shkodran ne kete ndeshje jane shenuar nga Ari Djepaxhia (3), Alsid Tafili (2), Besfort Gjoklaj (2) dhe nje autogol i Muçes. Me humbjen e sotme, Vllaznia ia ka leshuar vendin e dyte ne renditje Partizanit, ndonese te dy skuadrat jane me pike te barabarta, nga 14./www.shkodrasport.com/