Vllaznia e basketbollit te meshkujve do te luaje pasditen e neserme nje ndeshje shume te rendesishme per kampionat. Ajo do te prese ne Shkoder ekipin e Tiranes dhe padiskutim qe pritet nje sfide interesante.

Keto dy ekipe kane luajtur edhe para pak kohesh nje miqesore ne Tirane te cilen e fituan kuqeblute, por kuptohet qe ne ndeshje zyrtare gjerat ndryshojne. Tekniku i Vllaznise Gospodinov e vlereson maksimalisht kete kundershtar duke e cilesuar si njerin prej ekipeve me te mira te kampionatit.

Per te, problem mbetet demtimi i tre titullareve por po behet çmos qe ata te rikuperohen dhe te jene te gatshem per loje. Vete trajneri ka kerkuar qe te kete edhe mbeshtetjen e tifozeve ne kete takim por jo vetem ai. Ne oren 10.00 te paradites se sotme eshte lajmeruar per nje konference shtypi ku para gazetareve do te jete sekretari i shoqates Blendi Dibra dhe kapiteni Robert Shestani.

Me siguri qe te dy ata do te kene nje ftese per tifozet per te qene te pranishem ne kete takim i cili vlen shume edhe per ecurine e metejshme ne kampionat. Kujtojme ketu qe Vllaznia e ka nisur mire garen duke i fituar te dyja ndeshjet e para, fillimisht ne Shkoder me Barleti Eagles dhe me pas ne Tirane me Partizanin.

Te mos harrojme qe kalendari tashme sa vjen e veshtiresohet sepse javen tjeter kuqeblute do te luajne me Teuten ne Durres dhe po ashtu do ta mbyllin fazen e pare serish duke luajtur ne transferte, kete here perballe kampiones ne fuqi- Goga Basket.
www.shkodrasport.com