Deri javën tjetër, kuqeblutë pritet të plotësohen edhe me lojtarë të tjerë dhe kjo padyshim që do të ndikojë për mirë. E rëndësishme është që ecuria e punës së këtyre ditëve tek Vllaznia ka shkuar në mënyrën e duhur dhe tek të gjithë pjesëtarët e saj ka entuziazëm.

Por, ajo që të bën përshtypje është harresa që i kanë bërë shkodranëve, ku Floridn bardulla, Olsi Gocaj që dhanë një kontribut të çmuar në rikthimin e skuadrës në elitë janë lënë në harresë, e madje u është kërkuar që të bëjnë provë nëse duan që të veshin fanellën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.

Me ta është bashkuar edhe Ansi Nika, shkodrani qe sezonin e fundit ka luajtur ne Kosove me ekipin e Gjilanit dhe tashme eshte ne pritje te nje oferte te re nga ndonje skuader tjeter, duke mos e fshehur deshiren qe te rikthehet tek Vllaznia.

Drejtuesit e klubit ndërkohë po punojnë për t’ia plotësuar të gjitha kushtet ekipit si për stërvitje, po ashtu edhe për merkaton dhe objektivi është për të ndërtuar një skuadër ndryshe për sezonin e ri dhe premisat duken të mira për këtë./vipsport/