Sulmuesi 20 vjeçar i Vllaznise Angjelo Radovani nuk do te luaje as me Terbunin dhe as me Vllaznine ne sezonin e ri futbollistik.
Ai ka vendosur te shkoje ne Lezhe dhe t’i bashkohet Beselidhjes. Per sulmuesin kishte kohe qe diskutohej per te gjetur nje ekip qe i ofronte me shume hapesire aktivizimi.
Per kete arsye, drejtuesit e klubit shkodran i ofruan mundesine e kalimit tek Terbuni dhe madje Radovani u stervit per disa dite me kete ekip, por me pas nuk preferoi me te qendronte ne Puke dhe u rikthye ne Shkoder.
U mendua qe sulmuesi do te luante ne kete sezon me ekipin U21 te Vllaznise, por ai ka ndryshuar mendjen dhe pas ofertes qe i kane bere drejtuesit e Beselidhjes, ka vendosur te kaloje tek ajo.
Drejtuesit kuqeblu nuk e kane penguar dhe si rrjedhoje e huazuar tek ky ekip per sezonin e ri. E rendesishme eshte qe Angjelo Radovani te marre minutat e duhura ne fushen e lojes sepse vetem keshtu mund te behet i vlefshem me pas edhe per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/