Skuadra shkodrane nuk ka mundur të marrë dot qoftë edhe një pikë në takimin e parafundit të kampionatit, atë të luajtur pasditen e së shtunës në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës sepse është mundur me rezultatin 1-0. Vllaznia megjithatë, duke përfituar nga barazimi 0-0 i Bylisit me Flamurtarin, arrin të sigurojë objektivin e saj për të qëndruar në Superligë edhe në sezonin e ardhshëm. Ndeshja me bardheblutë ka treguar sërish dobësi për kuqeblutë e trajnerit Armando Cungu që ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e futbollistëve të tij.
Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej nga Elis Bakaj në minutën e 51-të pas një trajektoreje shumë të bukur të topit duke e dërguar atje ku Selimaj nuk kishte se çfarë t’i bënte. Pas pësëimit të këtij goli, miqtë nga Shkodra u munduan të reagojnë por pa ndonjë forcë në sulm. Vetëm përmes goditjeve standarte me anë të Tafilit e Sefës, iu ofruan portës kundërshtare, por vetëm kaq. Në fund të takimit është fiksuar rezultati 1-0 për Tiranën megjithatë Vllaznia ka mundësi që me një fitore ditën e mërkurë në “Reshit Rusi” ndaj Bylisit, të sigurojë vendin e gjashtë në renditje.
© shkodrasport.com