Vllaznia: Gjokoviç (Vujadinoviç 60), Gocaj (Balaj), Singbo (Sykaj), Vuk (Ziba), Belisha (Popoviç), Smajli (Markolaj 70), Moreno (Karakaçi 65), Bardulla (Brnoviç), Dema (Gjini 46), Hajdari (Erkoçeviç 73), Hasani (Vujaçiç 46). Tr: R. Vata.
Vllaznia e ka humbur miqësoren e sotme të luajtur ndaj Petrovac me rezultatin 1-0. Ndeshja  është luajtur në orën 13.00 në një nga fushat e kompleksit sportiv në të dalë të qytetit turistik të Budvas. Trajneri Vata edhe në këtë ndeshje, aktivizoi të njëjtët futbollistë si në ndeshjen miqësore të para tre ditëve me Prishtinën. I vetmi ndryshim ishte ai i aktivizimit të afrikanit Singbo në qendër të mbrojtjes në vend të brazilianit Da Silva.

Kjo bëri pak përshtypje ngaqë u përfol se afrikani duhej të ishte larguar nga kampi shkodran pas vendimit të drejtuesve të klubit për të mos e mbajtur më në skuadër.Ndërkohë ekipi i Petrovacit e nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion teksa për herë të parë ka veshur fanellën e Vllaznisë malazezi Brnoviç, blerja e parë e kuqebluve. Po ashtu në këtë pjesë loje është provuar edhe  sulmuesi malazez Vuje Vujaçiç. Pjesa e parë është dominuar përgjithësisht nga shkodranët që kanë krijuarn edhe më shumë volum loje por pa konkretizuar dot. Natyrisht, mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë, u shfaq në lojën e Vllaznisë edhe në këtë ndeshje. Megjithatë pjesa e parë është mbyllur 0-0.  Në të dytën ka disa ndryshime teksa është aktivizuar edh blerja e parë e kuqebluve Nenad Brnoviç e po ashtu ka luajtur edhe sulmuesi i ardhur për provë Vujaçiç. Vllaznia arrin të godasë edhe shtyllën fillimisht pas një roveshiate të bukur të Gjinit brenda zone dhe kur pritej gi i shkodrnaëve, ka ardhur një gabim i portierit Vujadinoviç sapo ai ka hyrë në fushë dhe për rrjedhojë kanë përfituar malazezët duke shënuar. Ky gol i ka dhene fitoren Petrovacit.

www.shkodrasport.com

Pamje nga ndeshja e sotme Petrovac- Vllaznia 1-0.

Foto: Gjon GJEKA