Vllaznia e basketbollit te meshkujve deshton ne misionin e saj per te fituar Kupen e Shqiperise. Ajo ka humbur pasditen e sotme ndaj Teutes me rezultatin 104-100. Me kete humbje, shanset e saj per te vijuar me tej garen ne kete kompeticion jane zvogeluar shume.

Vllaznia e ka nisur mire ndeshjen duke e fituar perioden e pare ne shifrat 29-22 dhe po ashtu, ka vijuar te kryesoje edhe ne te dyten dhe si rrjedhoje, dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me avantazhin 52-45 ne favor te shkodraneve.

Ne perioden e trete Teuta e ka rritur lojen e saj dhe ka ardhur duke e ngushtuar rezultatin, per rrjedhoje ajo eshte mbyllur me rezultatin 76-74 ne favor te Vllaznise.

E njejta loje ka ndodhur edhe ne perioden e katert dhe te fundit dhe durrsaket kane arritur te permbysin shifrat duke e fituar krejt ndeshjen me rezultatin 104-100.

Per Vllaznine kjo humbje pritet t’i kushtoje rende. Ajo do te luaje pas dy ditesh edhe ndeshjen e fundit te Kupes se Shqiperise, por shanset e saj per t’u kualifikuar per ne finale te saj jane shume te pakta.

Kjo sepse rivali i saj kryesor, Kamza, ka nje ndeshje praktikisht te lehte me Elbasanin dhe ne rast fitoreje, do te jete ajo qe do te kualifikohet ne katershen e ekipeve me te mira.

Padyshim qe ky eshte nje deshtim per ekipin shkodran sepse ai kishte pretendime per fitimin e ketij trofeu, por ne gjysmefinale nuk shkon ai, por nje ekip i kategorise se pare si Kamza./SHKODRA-SPORT.COM/