...
HomeKRYESOREVllaznia humbet në Korçë ndaj Skënderbeut në ndeshjen e rradhës

Vllaznia humbet në Korçë ndaj Skënderbeut në ndeshjen e rradhës

Vllaznia e volejbollit të femrave eshte mundur ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur pasditen e sotme ne Korçe ndaj Skenderbeut me rezultatin 0-3.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës foli e gjitha për ekipin korçar. Seti i parë ishte ai që kishte në një farë mënyre më tepër rivalitet, ku në fund volejbollistet vendase shkëputen dhe arrijnë ta fitojnë me rezultatin 25-19.

Më pas, në dy setet e tjera, në fushë është vetëm Skënderbeu, i cili duke dominuar në të gjitha drejtimet, fiton setin e dytë me shifrat 25-16 si dhe të tretin 25-15 duke fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin 3 me 0.

Po për javën e 10-të, Lushnja është mundur nga Partizani 0-3 dhe po kështu, Flamurtari është mundur nga Barleti Volej 0-3.

Pas javës së 10-të, tabelën e klasifikimit e kryeson Skënderbeu me 30 pikë, e ndjekur nga Tirana, Barleti Volej, Vllaznia, Partizani, Lushnja, Apolonia, Flamurtari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.