Vllaznia ka pesuar nje humbje te rende diten e djeshme teksa eshte mundur me rezultatin 5-2 ne transferten e Laçit.

Por nderkohe, nga ekipi shkodran ka ardhur jo vetem golin me bukur te ndeshjes por edhe te gjjthe javes se 28-te te Kategorise Superiore.

Behet fjale per golin e shenuar nga kapiteni Gilman Lika ne minuten e 82-te, gol ky i dyti per Vllaznine i cili u mendua se do te hapte ndeshjen por nuk ndodhi keshtu.

Ai ka ekzekutuar nje goditje denimi ne krahun e djathte te sulmit dhe ka shfrytezuar nje vendosie jo te duhur te portierit Stazhilla duke e derguar topin mbi te.

Laçi-Vllaznia 5-2

Marku 17′, Deliu 34′, Ignatovic 79′, Prengaj 84’, Rapo ’93/ Zogaj 50′, Lika 82′