Vllaznia ka fituar sonte 6-3 ndaj Dinamos ne nje ndeshje qe i ka patur brenda te gjitha. Specialistet e futbollit perpara saj u shprehen se do te ishte nje ndeshje e hapur ngaqe te dy skuadrat luajne aktualisht futbollin me sulmues ne kampionatin shqiptar.
Por ne fakt nuk e kishin imagjinuar qe ne “Loro Boriçi” do te shenoheshin plot 9 gola. Vllaznia ka shkelqyer ne kete ndeshje duke dominuar ne te gjitha drejtimet dhe madje mund te kishte shenuar edhe me shume gola me rastet qe krijoi.
Kuptohet qe ka vend per kritika sepse ka pesuar tre gola, megjithate kur shenon rregullisht, kuptohet qe edhe kjo e ka bukurine e vet.
Skuadra shkodrane eshte ngjitur ne vendin e dyte ne renditje, por me siguri qe nuk do te ndalet ketu ngaqe objektivi i saj eshte fitimi i titullit kampion. Kuptohet qe ka ende shume rruge perpara, megjithate, Vllaznia eshte ne rrugen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/