Ndonëse ka nisur punë, Vllaznia e basketbollit të meshkujve ende nuk e ka zyrtarizuar plotësisht trajnerin e saj të ardhshëm. Megjithatë duket se nuk ka asnjë problem dhe Nikolai Gospodinov dhe ai do të jetë trajneri I kësaj skuadre për sezonin e ri.

Drejtuesit e shoqatës dhe trajneri bullgar janë në fazën e fundit të studimit të draft- kontratës dhe po studiohen detajet e fundit të saj. Akordi duket shumë pranë dhe pritet që javën e ardhshme të hidhet zyrtarisht firma në kontratë.

Gospodinov ndodhet aktualisht në Bullgari por që atje mban vazhdimisht kontaktet me drejtuesit e Vllaznisë për merkaton dhe mënyrën si mendohet të ndërtojë punën e tij në Shkodër.

Siç eshte beree ditur, ky trajner eshte perzgjedhur nga gjithe kandidaturat e mundshme per te qene ne postin e trajnerit, nisur nga karriera e tij e deritanishme por edhe nga deshira e tij per te punuar edhe me Akademine e basketbollit shkodran qe pritet te ndertohet ne te ardhmen.
© shkodrasport.com