Vllaznia ne basketboll per meshkuj tashme e ka zyrtarizuar shtyrjen e ndeshjes se Liges Ballkanike, ate ndaj Rahovecit dhe po perqendrohet tek sfida e se enjtes per kupe ndaj Partizanit.

Sipas shortit të hedhur, takimi do të luhet në Tiranë, pikërisht në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në orën 17.00. Pavarësisht se ndeshja nuk do të luhet në Shkodër, objektivi i Vllaznisë padyshim që është kualifikimi për në turin gjysmëfinal të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, mësohet se klubi Vllaznia ka bërë kërkesë në Federatë për t’i luajtur ndeshjet e turit final të Kupës së Shqipërisë së këtij sezoni në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Megjithatë, bëhet e ditur se këtë gjë ka kërkuar edhe Teuta dhe Goga Basket dhe zgjidhja që Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit ka menduar për këtë gjë, është hedhja e shortit.

Megjithatë, para se të mendojë për turin final, ekipi shkodran duhet të kalojë Partizanin njëherë në ndeshjen çerekfinale dhe djemtë e drejtuar nga Darko Vujaçiç janë të përgatitur për ta bërë këtë gjë.
www.shkodrasport.com