Java e 17-të e kampionatit të kategorisë së dytë ka dhuruar sfidën Veleçiku- Partizani B.

Ajo është luajtur pasditen e sotme në fushën e kompleksit të vëllezërve “Duli” dhe në fund kanë triumfuar koplikasit me rezultatin 1-0.

Ata “i janë falur” golit të shënuar nga sulmuesi kryesor i tyre- Denis Çokaj, pikërisht në minutën e 70-të të ndeshjes.

Ndonëse rastet nuk kanë munguar rastet gjatë gjithë ndeshjes, është deshur kjo minutë për të zgjidhur fatin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Veleçiku është ngjitur në kuotën e 40 pikëve dhe vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje.

Edhe kësaj jave diferenca me Vorën e vendit të parë ka mbetur në 6 pikë sepse ky kundërshtar ka fituar edhe ai ndeshjen e rradhës.

Në këtë mënyrë, duket se e vetmja shpresë për koplikasit për të shkuar në kategorinë e parë mbase është play-offi.

Gjithsesi djemtë e drejtuar nga trajneri Duli nuk duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre sepse gjithçka mund të ndodhë.
© shkodrasport.com