Humbja e Vllaznise ndaj Kamzes javen e kaluar, e ka lene ate ne vendin e fundit ne renditje dhe tashme duket seriozisht e rrezikuar per renien nga Superliga, ndonese ka ende edhe pak shpresa.

Por nga ana tjeter, për të evituar rënien nga kategoria, shkodranët mesohet se kanë bërë kërkesë në Federatën Shqiptare të Basketbollit që të ndryshojë formula e garës, nga 6 skuadra të bëhet me 8 ekipe, ku në kërkesë saktësohet që përveç 6 skuadrave të tanishme garës t’i ngjiten edhe dy ekipe nga një kategori më poshtë.

Kjo behet e ditur nga “albaniasport.net”, sipas se ciles kërkesën e ka firmosur presidenti i shoqatës së klubit të basketbollit të Vllaznisë, Alban Xhaferri, i cili i është adresuar sekretarit të FSHB-së, Korab Llazani.

Nuk dihet nëse kryesia e koshit do të mblidhet per ta diskutuar këtë kërkesë, por nëse klubet e tjera bien dakord dhe nëse kërkesa është e justifikuar me argumente sportive, atëherë edhe mund të realizohet.

Ne fakt ka kohe qe flitet per nje nje rritje te numrit te skuadrave dhe kjo nuk vjen sot qe Vllaznia ndjehet e rrezikuar. Edhe ne kategorine e pare jane 2-3 skuadra qe po investojne dhe padyshim qe kjo do ta shtonte konkurrencen ne sezonin e ardhshem.