Vllaznia do të luajë të mërkurën në orën 15:30 ndeshjen e  kthimit të Kupës së Shqipërisë me Burrelin.

Ky takim është planifikuar që të zhvillohet në fushën sportive “Reshit Rusi”. Takimi i parë në “Liri Ballabani” të Burrelit përfundoi 1-1.

Vllaznia shpreson që të kualifikohet në Kupë dhe pritet që në këtë takim shtëpie, trajneri Hasan Lika të bëjë edhe lëvizje në formacion.

Në fakt, rezultati i ndeshjes së parë e lë të hapur mundësinë e kualifikimit për të dyja ekipet, ndonëse Vllaznia ka më shumë shanse nisur edhe nga pretendimet dhe kualitetet.

Kupa e Shqipërisë ka kaluar në plan të parë në Shkodër dhe të gjithë duan që të kalojnë Burrelin në sfidën e së mërkurës, ndërsa, trajneri Hasan Lika ka menduar që të zbresë në fushën e lojës me 11-shen më të mirë./vipsport/