Të dy futbollistët e ardhur për provë tek Vllaznia, mbrojtësi kroat Ante Bulat dhe mesfushori kosovar Përparim osmani, nuk kanë bindur stafin drejtues të kësaj skuadre dhe për rrjedhojë janë larguar Shkodra. Ata janë testuar në miqësoren e së mërkurës me Tërbunin dhe nuk kanë bindur për aftësitë e tij. Lajmi bëhet i ditur nga zëvendëstrajneri i Vllaznisë Samuel Nikaj. Në fakt për kosovarin Osmani nuk ka qenë ky konkluzioni përfundimtar dhe për rrjedhojë drejtuesit kanë dashur ta shohin edhe në miqësoren e së shtunës me Tiranën. Por vetë lojtari, ndoshta edhe duke parë nivelin e tij në krahasim me futbollistët aktualë të Vllaznisë, nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të ekipit, as paradreke dhe as pasdreke, çka do të thotë se është kthyer sërish për në Kosovë.E ndersa te huajt qe po vijne nuk po bindin, krejt ndryshe qendron puna me tre futbolliste te rinj shkodrane qe jane tashme pjese e kuqebluve. Behet fjale per Antoni Markun, Stivi Shaben dhe Mateo Zefin. Zevendestrajneri Nikaj ka qene shume i kenaqur me paraqitjen e tyre ne miqesoren me pukjanet por nga ana tjeter ka bere te ditur se duhen edhe 2-3 perforcime te tjera me lojtare cilesore. “Marku dhe Shaba kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Tërbunin ndërkohë që Zefi po përmirësohet çdo ditë e më shumë ngaqë ka patur një periudhë 4-5 mujore pa aktivizim për shkak të një dëmtimi. Ajo që më bie në sy tek ky futbollist është qetësia e tij e jashtëzakonshme në veprimet me topin, aq sa ndoshta edhe të nervozon megjithatë kjo tregon një karakter të jashtëzakonshëm nisur nga mosha e tij e re”- ka thënë Nikaj.

Gjergj KOLA