HomeFUTBOLLVllaznia mbyll vitin si kryesuese, sulmuesi ndërpret bashkëpunimin me shkodranët

Vllaznia mbyll vitin si kryesuese, sulmuesi ndërpret bashkëpunimin me shkodranët

Vllaznia ka pasur një ecuri fantastike në këtë pjesë të parë të sezonit dhe planet për merkaton e janarit, mund të kenë ndryshuar rrënjësisht.

Nëse shumëkush në fillim mund ta mendonte skuadrën kuqeblu, pretendente për mesin e artë, tanimë, puna po bëhet për objektiva edhe më madhorë. Edhe merkatoja e tillë pritet. Kësisoj, para se të nisin gjetjet dhe firmat e reja për përforcimet e nevojshme, te Vllaznia kanë nisur spastrimet.

Sulmuesi Moldav, Eugeniu Sidorenko ka mbyllur bashkëpunimin me kuqeblutë, ende pa i përfunduar kontrata (31 dhjetor 2020). Atij nuk iu ofrua rinovim nga klubi dhe kësisoj, ka mbyllur aventurën në Shkodër.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments