Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka rezultuar me fat ne shortin e turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise duke “peshkuar” rivalin me te dobet te mundshem nga tre kundershtaret dhe per me teper, do ta luaje ndeshjen ne Shkoder.

Shorti eshte hedhur pak minuta me pare ne ambjentet e Federates Shqiptare te Basketbollit dhe nga Vllaznia ka qene i pranishem Astrit Zaganjori, i cili duket se ka qene me fat.

Vllaznia do te kete si kundershtar Kamzen ne kete ndeshje e cila do te luhet te shtunen ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Kjo nuk do te thote se Kamza eshte ekop i lehte, por natyrisht para Teutes e Tiranes, ajo ishte kundershtari me i mire per kete tur dhe per me teper ndeshja do te luhet ne Shkoder.

Kuptohet qe objektivi i Vllaznise do te jete fitorja dhe kalimi ne finale, e cila do te luhet nje dite me pas. Lajmi me i fundit eshte qe me Vllaznine eshte bashkuar se fundi edhe nje basketbollist tjeter amerikan i cili luan ne pozicionin e qendres. Synimi i kuqebluve eshte fitorja ndaj Kamzes dhe kalimi ne finale te kupes, kuptohet duke patur edhe mbeshtetjen e tifozeve shkodrane pasditen e se shtunes./SHKODRA-SPORT.COM/