Vllaznia ka siguruar një fitore mjaft të rëndësishme në kampionat kundër Skënderbeut.

Shkodranët fituan në shtëpi me rezultatin 2-0 dhe ndjekin hapin e kryesuesve për titullin kampion.

Në përfundim të sfidës lojtarët u mblodhën rreth njëri tjetrit dhe trajneri Tomas Brdaricc i motivoi.

Më pas Mevlan Adili entuziazmoi skuadrën me gjeste prej një lideri të vërtetë. Dimri ka ardhur por atmosfera në Shkodër është shumë e nxehtë.