Vllaznia pret sot në 13:00 Bylisin në “Loro Boriçi”. Dueli vlen për javën e 24 të Superligës, ndërsa për vendasit kërkohet kthesa pas shumë ndeshjesh “jo”. Shkodranët prej dy javësh janë në heshtje për shtyp, teksa kërkojnë të largojnë presionin nga lojtarët.
Në këtë duel, trajneri Brdaric nuk do ketë gati Da Silvën. Braziliani pësoi një dëmtim ndeshjen e fundit me Kukësin, duke lënë fushën pas 21 minutash lojë.
Me Markun dhe Isaevskin të rikthyer nga dëmtimet e gjata, Brdaric ka dy alternativa më shumë, teksa me gjasë lojtarët do qëndrojnë në stol dhe s’do e nisin ndeshjen si titullarë.
Me skemën 3-4-1-2 dhe me dy sulmues pykë, Vllaznia kërkon tri pikët dhe mbajtjen e kreut të renditjes.
Formacioni i mundshëm:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, A. Hoxhaj, Krymi, Jonuzi, Elyom, Imeri, Cisse, Dilaver