Takimi i së mërkurës ndaj Partizanit po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe në kampin shkodran.

Skuadra, stafi dhe tifozët, ia dinë vështirësinë këtij takimi ndërkohë që në rradhët e tifozëve ka entuziasëm për ta mbështetur atë në këtë takim.

Por ndërkohë, tek Vllaznia ka dalë një problem para kësaj sfide. Pikërisht sa i takon ndërtimit të formacionit.

Trajneri Gjoka nuk do të ketë të gatshëm për këtë takim mesfushorin Nurudeen Orelesi.

Ai në ndeshjen e djeshme me Kamzën u ndëshkua sërish me karton të verdhë dhe duke qenë i katërti për të, nigeriani do të jetë i skualifikuar për sfidën ndaj Partizanit.

Një boshllëk jo i vogël krijohet nga kjo mungesë megjithatë edhe në sfidën ndaj Flamurtarit, Orelesi u spostua në mbrojtje dhe në mesfushë luajti dyshja Krymi- Tafili që e zgjidhi mjaft mirë sfidën.

Prandaj dhe stafi teknik mendon se kjo dyshe do të bëjë një paraqitje të mirë edhe të mërkurën për ta ndihmuar skuadrën në marrjen e fitores.
© shkodrasport.com