Barcelona ka mbyllur sot marrëveshjen për transferimin në “Camp Nou” të talentit brazilian Arthur Henrique Ramos De Oliveirao Melo, që luan me skuadrën e Gremio.

Mesfushori, që njihet thjesht me emrin Arthur, është paguar 30 milionë euro, plus 9 të tjera bonus dhe që nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën “blaugrana”.

Lajmin e ka konfirmuar në faqen e saj zyrtare vetë skuadra spanjolle, që e vlerëson shumë transferimin e talentit 21-vjeçar.

Një futbollist që luan si regjizor në mesfushë dhe që sezonin e kaluar ka fituar edhe Kupën Libertadores në Amerikën Latine, një talent që pritet të shpërthejë edhe në Europë sezonin tjetër.

Barcelona po bëhet gjithnjë e më shumë “made in Brasil”, pasi te skuadra e trajnerit Valverde luajnë edhe Paulinho e Coutinho.

Mediat iberike e konsiderojnë Arthur si një mbret të pasimit, i aftë teknikisht në driblime dhe e mbron mjaft mirë topin./telesport/