Java e 20-të e Superligës do të dhurojë një sfidë shumë të fortë, atë që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit në mes Bylisit vendas dhe Vllaznisë.

Një sfidë në të cilën të dy ekipet do të kërkojnë të marrin pikë. Kjo ngaqë vendasit e kanë nisur vitin 2020 me dy humbje ndërkohë që shkodranët kanë arritur të marrin katër pikë në këto ndeshje, por që nuk u mjaftojnë.

Sakaq, në formacionin e Vllaznisë në këtë takim do të ketë një mungesë të sigurtë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Erdenis Gurishta i cili ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë dhe për këtë arsye, do të jetë i skualifikuar për takimin e së hënës.

Në takimin me Laçin, ai luajti në qendër të mesfushës, i detyruar edhe nga mungesa e Ramadanit por tashmë që ky lojtar do të rikthehet nga dëmtimi, duket se mungesa nuk do të ndikojë aq sa duhet.
www.shkodrasport.com