Tjetër përforcim për Vllazninë e volejbollit të femrave. Pas brazilianes Carioca që ka firmosur dy ditë më parë, sot
drejtuesit e ekipit kanë bërë realitet edhe një tjetër blerje.

Këtë herë bëhet fjalë për një lojtare kolumbiane. Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Giselle Perez e cila ka firmosur tashmë për Vllazninë dhe është federuar me të.

Trajneri Lisha dhe stafi i tij kanë shpejtuar për t’i bërë realitet këto blerje pasi siç dihet, merkatoja mbyllet sonte në orën 24.00.

Në këtë mënyrë, edhe me kolumbianen Perez tashmë Vllaznia pritet të jetë më e fortë. Ajo luan si anësore në pozicionin 4 dhe pritet të jetë një pikë e fortë për ekipin në fazën e dytë të kampionatit.

Tek ekipi shkodran në fakt kanë pretenduar për tre blerje dhe për këtë arsye, pritet që deri në mesnatë të ketë pse jo edhe një blerje tjetër me të cilin ai do të blindohej dhe do të hynte në kampionat me të tjera pretendime.
www.shkodrasport.com