Vllaznia e futbollit te femrave po vijon pergatitjet per ndeshjen e kthimit te turit te dyte te “UEFA Women’s Champions League” ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv-2 e cila do te luhet te merkuren ne oren 16.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Nderkohe stafi teknik eshte me syte nga infermieria me shprese se mund te rikuperohet ndonjera nga lojtaret e demtuara te cilat munguan ne ndeshjen e pare. Siç eshte bere e ditur, sulmuesja Jehona Shala eshte e pamundur serish per shkak te demtimi te pesuar ne ndeshjen e turit te pare dhe do te jete e padisponueshme edhe kete here.
Por nderkohe ka shpresa per dy mbrojteset e kraheve, Luçije Gjini dhe Arbenita Curraj. Futbollistet ne fjale qe jane edhe pjese e formacionit te kombetares shqiptare, kane pesuar kohet e fundit terheqje muskulare dhe si rrjedhoje e kane patur te pamundur qe te luajne edhe per Vllaznine ne takimin e pare.
Stafi mjekesor po ben çmos per rikuperimin e te dy ketyre lojtareve dhe kjo do te ishte diçka fantastike sepse me to ne fushe Vllaznia eshte me e forte, por se paku shpresat jane qe njera prej tyre te rikuperohet per te merkuren e ardhshme.
Vllaznia eshte shume prane arritjes historike, kualifikimit per ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te Europes dhe mbase edhe nje sforco e ketyr futbollisteve do ia vlente per te bere krenare veten, familjet e tyre dhe nje Shkoder e Shqiperi te tere./SHKODRA=SPORT.COM/