Skënderbeu është për herë të shtatë kampion i Shqipërisë, ndërsa rikthehet ky trofe pas dy vitesh mungesë. Tre finale të fituara dhe në Korçë e në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” ka shpërthyer festa.

Trofeun e kampionit për kapitenen Elena Bego dhe për Skënderbeun e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, ndërsa janë shpërndarë medaljet si për korçaret, ashtu dhe për nënkampionen Tirana.

Bardheblutë e kanë nisur mirë, ndërsa kanë fituar setin e parë 25-17. Kundërpërgjigjet Skënderbeu, që merr setin e dytë 25-20. E më pas dy sete njëherazi, 25-17 dhe 25-23 dhe përfundimisht 3-1.

E diela do të jetë për finalen e tretë të meshkujve, Partizani – Tirana, në ora 18:00 në sallën sportive në Farkë.