HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia me tre mungesa të sigurta ndaj bardhebluve

Vllaznia me tre mungesa të sigurta ndaj bardhebluve

Vllaznia do të ketë tre mungesa të sigurta në takimin ndaj Tiranës, në një ndeshje të vështirë në fundjavë, teksa nuk do të jetë e plotë në këtë përballje.

Kështu, për këtë ndeshje, trajneri Brdariç do të vuajë mungesat e kapitenit Erdenis Gurishta dhe Fjoart Jonuzit, të cilët ende duket se nuk i kanë kaluar problemet e dëmtimit. Nga ana tjetër, edhe braziliani Victor Da Silva ka akoma probleme dëmtimi dhe me shumë mundësi nuk do të grumbullohet për ndeshjen e rradhës.

Kështu, këto do të jenë tre mungesa me peshë për trajnerin Brdariç, teksa ky i fundit mund të jetë me “dhimbje koke” për shkak të këtyre dëmtimeve, që mund ta penalizojnë ekipin e tij, në lojën që ata zhvillojnë.

Megjithatë, Vllaznia do të tentojë të bëjë maksimumin për një fitore ndaj Tiranës, duke shpresuar të marrë një rezultat sa më të mirë, në ndeshjen e javës së 25-të në “Loro Boriçi” dhe pastaj ndoshta për të shpresuar sërish te mrekullia…
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments