Neser ne oren 13:45 Vllaznia do te luaje ne Laç ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj skuadres vendase. Nje takim padyshim i veshtire, por nga ana tjeter ne kampin shkodran jane duke i marre masat per ta kaluar me sukse ate.
Sa i takon formacionit qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare, pritet te kete vetem nje ndryshim ne krahasim me ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit.
Keshtu ne vend te Ardit Hoxhajt pritet te jete Arsid Kruja ose Victor da Silva. Te pakten keshtu mendohet te ndodhe, ndonese trajneri Brdariç ka lene te kuptoje shpeshhere se ben edhe levizje te minutave te fundit.
Pjesa tjeter e lojtareve pritet te jete e njejta, pra me Zogoviç, Gurishten, Adilin, Imamim, Isaevskin, Markun, Krymin, Jonuzin, Imerin e Dilaver.
Pavaresisht ketij fakti, kushdo qe te luaje, do te jete i detyruar te jape me te miren e tij qe Vllaznia te marre nje rezultat pozitiv dhe ta mbylle fazen e pare te kampionatit duke qene ne krye te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/