Vllaznia do te luaje te dielen ne Shkoder ndaj Partizanit ndeshjen e rradhes per kampionat dhe ne prag te kesaj sfide, stafi teknik ka marre nje lajm te mire.

Njeri nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi, braziliani Victor da Silva duket se do te jete gati per te luajtur.

Kete gje e ka bere te ditur permes nje postimi ne rrjetet sociale fizioterapisti i ekipit Ani Ferhati i cili ka postuar nje foto me brazilianin dhe ne te shkruan: “Eshte gati per shfaqjen”.

Dhe ne fakt vertete nje “show”, “shfaqje” pritet te jete sfida ne mes ketyre dy skuadrave. Victor da Silva u demtua ne ndeshjen e luajtur ne Durres dhe per rrjedhoje i mungoi Vllaznise ne sfidat ndaj Kukesit, Bylisit dhe Kastriotit.

Por prania e tij ne fushe per sfiden ndaj te kuqve eshte sigurisht nje lajm i mire, megjithese duhet pritur vendimi i trajnerit nese do ta aktivizoje nga minuta e pare, apo do ta kete te gatshem nga pankina./SHKODRA-SPORT.COM/