Ndodhi ajo qe pritej. Shqiptari 17 vjeçar Mario Mitaj do te debutoje sonte ne ndeshjet e Europa League ne formacionin titullar te AEK-ut te Athines ne ndeshjen ndaj Leiçester.

Kjo ndeshje e vlefshme per grupin G, do te startoje ne oren 21.00 dhe do te luhet ne Angli. Ndonese eshte nje perballje shume e veshtire per greket, trajneri i AEK Massino Carrera ka vendosur t’i besoje serish Mitajt.

Ai do ta nise ndeshjen ne formacionin e pare dhe kjo gje tashme eshte zyrtare sepse ekipet kane publikuar formacionet e tyre dhe ato jane pasqyruar edhe ne faqen e UEFA-s.

Lojtari i datelindjes 2003 ne kete menyre do ta mbaje gjate ne mendjen e tij kete mbremje qe shpresojme se do t’i shkoje mbare. Mario ka lindur ne Greqi por familja e tij eshte me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe.

Mitaj deri para pak muajsh ka qene kapiteni i kombetares U17 te Shqiperise, nderkohe qe kohet e fundit u grumbullua nga trajneri Bushi ne kombetaren U21./SHKODRA-SPORT.COM/