Vllaznia kalon edhe Kukesin dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit, e shkeputur serish 9 pike ndaj ndjekesit te saj me te afer. Edhe sonte ne “Elbasan Arena” kuqeblute kane treguar nivel te larte loje, kane treguar grinte e karakter duke fituar 1-0 me golin e shenuar nga Kalaja ne pjesen e dyte.
Ne pjesen e pare, ka nje loje jo shume te mire te te dy ekipeve, teksa mungojne edhe rastet ne portat respektive sepse me shume loja zhvillohet ne mesfushe.
Por ne minuten e dyte shtese te pjeses se pare, Jonuzi qene shume prane realizimit te nje supergoli, por topi i gjuajtur prej tij, perfundon ngjitur me shtyllen e majte pingule te portes kukesiane. Ne kete menyre pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 0-0.
E dyta nis po ashtu mire per Vllaznine e cila luan perpara dhe duket se eshte ne kerkim te golit te pare qe ne fakt nuk do te vononte te vinte.
Ne minuten e 58-te do te zhbllokohej sfida. Pas nje gjuajtje te forte te Markut, portieri Tafas nuk e ka zoteruar topin si duhet dhe ka perfituar Kalaja qe e ka shtyre per ne rrjete.
Ne minuten e 70-te pas nje goditje kendi, nje rremuje ne zonen shkodrane, Hetemaj gjuan dhe topi shkon ne shtylle e me pas largohet nga mbrojtesit e Vllaznise.
Vllaznia me pas kontrollon gjithcka dhe ka mundesi edhe te shenoje ndonje gol tjeter megjithate lojtaret e saj nxitohen ne momentet e fundit.
KUKESI- VLLAZNIA 0-1
Shenues: Kalaja ’58
Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri (Shehi), Kalaja (Avdijaj), Dilaver (Victor Da Silva). Trajner: Th. Brdaric