...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia mund edhe Laçin 1-0. Fitorja e katërt rradhazi

Vllaznia mund edhe Laçin 1-0. Fitorja e katërt rradhazi

Vllaznia ka fituar në limitin e ndeshjes ndaj Laçit me golin e shënuar nga Elvin Beqiri. Ka qenë minuta e 91-të e  ndeshjes kur pas një goditje dënimi, kapiteni kuqeblu ka kërcyer saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. Një entuziasëm I ligjshëm I të gjithëve në stadiumin “Loro Boriçi”, në veçanti I trajnerit Baldo Raineri që ka festuar në një mënyrë jo të zakonshme.

Takimi nuk është ngjitur në fakt në lartësinë e duhur, sidomos në pjesën e parë ndërkohë që në të dytën Vllaznia e rrit lojën por Soza në dy momente të pastra nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë. Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, goli I Beqirit ka sjellë entuziasmin në kampin kuqeblu. Në konferencën e shtypit të pasndeshjes, trajneri I skuadrës shkodrane ka shprehur entuziasmin për fitoren dhe po ashtu ka folur edhe për mënyrën e festimit të tij ndërkohë që trajneri I Laçit Armando Cungu, ka thënë se për nga mënyra si shkoi loja, skuadra e tij e meritoi humbjen. Fitorja e sotme e Vllaznisë e ngjit këtë skuadër në kuotën e 20 pikëve duke sjellë edhe më shumë qetësi në kampin shkodran megjithatë tashmë vëmendja është përqendruar tek sfida e së mërkurës me Partizanin
Vllaznia- Laçi 1-0
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Beqiri, Sykaj, Baci, Tafili, Krymi, Hajdari (Çinari 74’), Kruja (Kalaja 59’), Shtubina (Dema 84’), Soza. Tr: B. Raineri
Laçi: Vujadinoviç, Buljan, Sheta, Doku, Çela, Teqja, Veliaj (Sefa 78’), Zefi (Haliti 90+2’), Sefgjinaj, Cetkoviç, Nimani (Ofoyeh 71’). Tr: A. Cungu
Shënues: Beqiri 90’+1
Gjyqtarë: O. Sokoli, E. Barushi, E. Doda (Tiranë)
Kartona të verdhë: Kalaja, Krymi/ Sheta, Sefgjinaj, Ofoyeh

© shkodrasport.com


 

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.