Basketbollistet e Vllaznise kane marre me ne fund edhe fitoren e dyte ne kampionat dhe per me teper ndaj nje rivali direkt si Kamza. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblute kane fituar me rezultatin e thelle 105 – 69 ne kete ndeshje teksa vetem ne perioden e pare kane hasur ne nje rezistence te kundershtarit sepse me pas, çdo gje eshte komanduar prej tyre ne fushen e lojes.

Një fitore mëse e merituar e shkodranëve që dominuan në katër periodat ndaj Kamzës. E këtë e tregon edhe rezultati i thellë në favor të tyre. Spikatën lojtarët e huaj, por ra në sy edhe loja e mirë e Bekteshit, Lekndreaj dhe Rakaj.

Pas kësaj fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 15 pikëve, vetëm një më pak se Kamza e vendit të parafundit. Në 13 javë kampionat, skuadra shkodrane ka regjistruar 2 fitore dhe 11 humbje, por tashmë shpresat për qëndrimin në Superligë rritën ndjeshëm. Edhe loja është përmirësuar tek kuqeblutë e drejtuar nga Neven Plantak.

Tashme vemendja e ekipit shkodran do te perqendrohet tek dy sfidat e rradhes, ato ndaj Partizanit dhe Tiranes ku padyshim qe do te tentoje marrjen e fitores serish.