Ndeshja e fundit e fazës së grupit në volejboll për meshkuj, ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, është luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Shkodranët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi dhe deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Seti i parë është mbyllur 25-14 në favorin  e tyre, ndërsa që epërsia ka ardhur duke u thelluar në dy setet e tjera kur Vllaznia ka fituar 25-13 dhe 25-12. Me këtë fitore, përfundimisht Vllaznia ka siguruar vendin e katërt pas fazës së katërt, duke qenë një nga skuadrat pjesmarrëse në play-off. Pikërisht këto dy skuadra do jenë përballë njëra-tjetrës, fillimisht më 17 mars në Shkodër dhe pastaj më 20 mars në Korçë, për të përcaktuar njërën nga skuadrat që do kalojë në turin gjysmëfinale. Nëse do jetë e nevojshme, do luhet edhe një ndeshje e tretë por me shumë mundësi, çdo gjë do zgjidhet pas ndeshjes së dytë dhe Vllaznia të sigurojë daljen në katërshen e ekipeve më të mira që do ta vazhdojmë më tej luftën për titullin kampion.

www.shkodrasport.com