Turi çerekfinal I plej-ofit në volejboll për meshkuj, ka nisur me fitore për Vllazninë. Ajo ka mundur në ndeshjen e parë ekipin e Skënderbeut të Korçës. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve është luajtur paraditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar nga vendasit 3-1. Në fakt, ndeshja ka nisur më mirë për miqtë të cilët fituan setin e parë në shifrat 25-16 dhe kjo gjë e shkundi trajnerin Kalaja dhe volejbollistët e tij. Si rrjedhojë, kanë arritur të barazojnë shifrat e seteve në 1-1 menjëherë më pas duke fituar 25-19. Vetëm kaq do ishte rezistenca e korçarëve sepse në setin e tretë ata do munden thellë 12-25 dhe po ashtu edhe në të katërtin 15-25. Me këtë fitore Vllaznia është shumë pranë kalimit në turin gjysmëfinal megjithatë do jetë ndeshja e dytë ajo që do ta vendosë këtë gjë.

Kjo ndeshje do luhet në Korçë më 20 mars dhe nëse atë e fitojnë shkodranët, me rezultatin 2-0, ata kalojnë në turin tjetër. Në rast fitoreje të Skënderbeut, që ka pak shpresa të ndodhë, atëherë do jetë edhe një ndeshje e tretë sërish në Shkodër. Vllaznia sigurisht që ka pretendime shumë më tepër sesa kalimi I Skënderbeut dhe për këtë arsye, objektivi I saj sigurisht që është kalimi I Studentit në gjysmëfinale të plej-ofit. Ambicjet e trajnerit Artan Kalaja dhe të volejbollistëve të tij janë të mëdha pavarësisht largimit të shumë volejbollistëve në fillim të sezonit.

www.shkodrasport.com